Privatperson

Direktlänkar

Idag är: Sön 19 maj 2013

Koha e pritjes së shqyrtimeve dhe është mirë të dish (Handläggningstider)

Kompensim aktiviteti (Aktivitetsersättning)

Referenti ytë personal do të kontaktoj brenda një jave nga ardhja e kërkesës sate.

Ti do të njoftohesh se kur vendimi yt llogaritet të jetë i gatshëm. Llogarit se koha e shqyrtimit është afërsisht katër muaj.

Është mirë të dish!
  • Nëse ke të drejtë për kompensim aktiviteti mund të kesh të drejtë edhe në shtesë për banesë [bostadstillägg].

 

Ndihmë për banesë për të rinjë dhe familje me fëmijë (Bostadsbidrag till unga och barnfamiljer)

Pasi që t’i kemi marrë të gjitha të dhënat e nevojshme shqyrtimi i lëndës tuaj do të zgjasë më së shumti 30 ditë.

Nëse kemi nevojë për të dhëna tjera apo dokumente nga ti ose nëse kemi nevojë për hetimin e lëndës atëherë shqyrtimi mund të zgjasë më shumë. Në atë rast ne të kontaktojmë brenda një jave.

Është mirë të dish!
  • Nëse je shpërngulur rishtas, kontrollo se a je i regjistruar në adresën e re.
  • Nëse banon në banesë me qira mos harro të dërgosh kontratën e qirasë dhe specifikimin e qirasë (hyresspecifikation) bashkë me kërkesën. Nëse ke kërkuar për ndihmë për banesë [bostadsbidrag] më parë dhe akoma banon aty atëherë ke nevojë të dërgosh vetëm specifikimin aktual të qirasë.
  • Nëse banon në banesë të blerë apo shtëpi duhet të dërgosh kontratën e tjetërsimit [överlåtelseavta] dhe një specifikim të tarifës [avgiftsspecifikation] bashkë me kërkesën. Nëse ke kredi duhet të dërgosh të dhënat aktuale të huasë dhe kamatës. Banon në banesë të blerë dhe ke kërkuar ndihmë për banesë më parë dërgoje vetëm tarifën mujore të banesës. Duhet poashtu të dërgosh të dhënat e kredisë dhe kamatës.

 

Pagë prindërore (Föräldrapenning)

Pasi që t’i kemi marrë të gjitha të dhënat e nevojshme shqyrtimi i lëndës tuaj do të zgjasë më së shumti 30 ditë.

Nëse kemi nevojë për të dhëna tjera apo dokumente nga ti ose nëse kemi nevojë për hetimin e lëndës atëherë shqyrtimi mund të zgjasë më shumë. Në atë rast ne të kontaktojmë brenda një jave.

Është mirë të dish!
  • Përdore shërbimin tonë për prindë në internet. Aty mund të planifikosh se si të shfrytëzosh pagën prindërore dhe të shikosh se sa ditë të kanë ngelur për fëmiun. Ti mundë të lajmërosh dhe të kërkoshë pushimin prindëror gjithashtu.
  • Nëse do të ndryshosh diçka rreth pagës prindërore, duhet të na lajmërosh më së voni deri më dt. 15- të të muajit. Pagesa e ardhshme pastaj do të jetë sipas këkesës sate.
  • Lajmërohu për pagën prindërore më së voni të njëjtën ditë për të cilën kërkon kompensim. Nëse do kompensim për ditë para lajmërimit duhet të tregosh arsyen. Kontaktoje Shërbimin e klientëve [Kundcenter] ose nënshkruaje “njoftime tjera” në formularin “ kërkesa për pagë prindërore”.
  • Nëse qysh tani e di se sa do të jesh në pushim prindëror atëherë mund të kërkosh për tërë periudhën përnjëherësh.
  • Nëse është hera e parë që kërkon pagë prindërore ose nëse rroga të është ndryshuar atëherë bashkë me kërkesën duhet të dërgosh edhe specifikimin e rrogës [lönespecifikation].

 

Kompensim invalidor (Handikappersättning)

Referenti ytë personal do të kontaktoj brenda një jave nga ardhja e kërkesës sate.

Ti do të njoftohesh se kur vendimi yt llogaritet të jetë i gatshëm. Llogarit se koha e shqyrtimit është afërsisht tre muaj.

Është mirë të dish!

Për të shqyrtuar kërkesën t’uaj ne do të ofrojmë kontakt personal me një referent. Është mirë që të përgaditesh para takimit. Mendohu mirë se për çfarë ndihme ke nevojë dhe cilat harxhime i ke më tepër [merutgifter] si pasojë e pengesës funksionale.

Ti duhet që të dërgosh një deklaratë mjekësore për t’u shqyrtuar kërkesa juaj. Dërgoje sa më parë! Försäkringskassa [Arka e Sigurimit] nuk mund të hetoj se a ke të të drejtë në kompensim invalidor para se të na vjen deklarat mjekësore.


 

Pagë shtatzënie (Graviditetspenning)

Pasi që t’i kemi marrë të gjitha të dhënat e nevojshme shqyrtimi i lëndës tuaj do të zgjasë më së shumti 30 ditë.

Nëse kemi nevojë për të dhëna tjera apo dokumente nga ti ose nëse kemi nevojë për hetimin e lëndës atëherë shqyrtimi mund të zgjasë më shumë. Në atë rast ne të kontaktojmë brenda një jave.

Është mirë të dish!
  • Ne kemi nevojë për një vërtetim të amësisë [moderskapsintyg] dhe një deklaratë të punëdhënësit rreth riplasimit para se të vendosim nëse mund të marrësh pagë shtatëzënie. Dërgoj këto vërtetime bashkë kërkesën.
  • Nëse i përshkruan detyrat e punës në mënyrë sa më të hollësishme atëherë ne do ta kemi më të lehtë shqyrtimin e kërkesës sate. Përdore një fletë shtesë nëse hapsira në formular nuk të mjafton.
  • Nëse i ke disa punëdhënës këtë mund ta cekësh në kërkesë, edhe nëse kërkon pagë shatëzënie [graviditetspening] për një punë.

 

Kompensim gjatë sëmundjes (Sjukersättning)

Referenti ytë personal do të kontaktoj brenda një jave nga ardhja e kërkesës sate.

Ti do të njoftohesh se kur vendimi yt llogaritet të jetë i gatshëm. Llogarit se koha e shqyrtimit është afërsisht katër muaj.

Është mirë të dish!
  • Nëse Försäkringskassa [Arka e Sigurimit] vendos se ke të drejtë në kompensim gjatë sëmundjes atëherë mund të kesh të drejtë edhe në shtesë për banesë [bostadstillägg].

 

Pagë gjatë sëmundjes (Sjukpenning)

Pasi që t’i kemi marrë të gjitha të dhënat e nevojshme shqyrtimi i lëndës tuaj do të zgjasë më së shumti 30 ditë.

Nëse kemi nevojë për të dhëna tjera apo dokumente nga ti ose nëse kemi nevojë për hetimin e lëndës atëherë shqyrtimi mund të zgjasë më shumë. Në atë rast ne të kontaktojmë brenda një jave.

Është mirë të dish!
  • Kujdesu që punëdhënësi yt të lajmëroj sëmundjen tuaj sa më parë.
  • Nëse ke vëretim mjeku në formë të letrës atëherë e dërgon në Försäkringskassans inläsningscentral, 839 88 Östersund, kur të kërkosh pagë në rast të sëmundjes.
  • Kontrollo posaqërisht se a e ke plotësuar se sa hise [andel] të pagës gjatë sëmundjes kërkon dhe a është data e saktë. Është e rëndësishme të përshkruash me fjalë t’uaja se në ç’mënyrë të pengon sëmundja në aftësinë tuaj të punës.Shkruaje nr. e telefonit që të kontaktojmë më shpejtë nëse kemi nevojë. Nganjëherë kemi nevojë të kontrollojmë ndonjë të dhënë.Nëse është hera e parë që kërkon pagë për sëmundje ose nëse rroga të është ndryshuar atëherë bashkë me kërkesën duhet të dërgosh edhe specifikimin e rrogës [lönespecifikation].

 

Referent personal (Personlig handläggare)

Nëse akoma je në pushim mjekësor pasi që ke marrë pagesën e parë atëherë do të caktohet një referent personal. Referenti do të kontaktoj përmes telefonit ose letrës.


 

Pagë e përkohëshme prindërore (Tillfällig föräldrapenning)

Pasi që t’i kemi marrë të gjitha të dhënat e nevojshme shqyrtimi i lëndës tuaj do të zgjasë më së shumti 30 ditë.

Nëse kemi nevojë për të dhëna tjera apo dokumente nga ti ose nëse kemi nevojë për hetimin e lëndës atëherë shqyrtimi mund të zgjasë më shumë. Në atë rast ne të kontaktojmë.

Është mirë të dish!
  • Përdore shërbimin tonë për prindë në internet. Këtu mund të lajmërosh dhe të kërkosh pagë të përkohëshme prindërore.
  • Për të shqyrtuar lëndën tuaj ne duhet të kemi marrë si kërkesën për pagë të përkohëshme prindërore ashtu edhe një vërtetim nga parashkolla ose shkolla e fëmijut.
  • Lajmërohu për pagën  e përkohëshme prindërore më së voni të njëjtën ditë për të cilën kërkon kompensim. Nëse do kompensim për ditë para lajmërimit duhet të tregosh arsyen. Kontaktoje Shërbimin e klientëve [Kundcenter] ose nënshkruaje “Njoftime tjera” në formularin e kërkesës për pagën të përkohëshme prindërore”.

 

Ndihmë për përkujdesje (Vårdbidrag)

Referenti ytë personal do të kontaktoj brenda një jave nga ardhja e kërkesës sate.

Ti do të njoftohesh se kur vendimi yt llogaritet të jetë i gatshëm. Llogarit se koha e shqyrtimit është afërsisht tre muaj. 

Është mirë të dish!
  • Për të shqyrtuar kërkesën t’uaj ne do të ofrojmë kontakt personal me një referent. Është mirë që të përgaditesh para takimit. Mendohu mirë se për çfarë ndihme ka nevojë fëmiu yt dhe cilat shpenzime i ke për shkak të kësaj.
  • Ti duhet që të dërgosh një deklaratë mjekësore për t’u shqyrtuar kërkesa juaj. Dërgoje sa më parë! Försäkringskassa [Arka e Sigurimit] nuk mund të hetoj se a ke të të drejtë në ndihmë për përkujdesje [vårdbidrag] para se të na vjen deklarat mjekësore.